جاري تحميل ... ألف ياء

إعلان الرئيسية

إعلان

عاجل

إعلان في أعلي التدوينة

 

Fatbardha Berisha Budini

TITULLI :U NGJIT LIGËSIA.


Në terrin e botës, ku drita u shua,

E fortë,e krisur u ngjit ligësia.

Si ujq që kërcejnë mbi shpirtin e huaj,

Të dobëtit u shtypën, të ligët u lartësuan.

Me maskën e mirës, me buzëqeshje prej guri,

Predikojnë mëshirë, por zinxhir thurrin.

Një turmë që ndjek, që s’di të shohë,

Duke duartrokitur ferrin që mbjellin në këtë Tokë.

Por vallë, a është shpëtimi në vajtim e lutje?

Apo në zjarrin që shkrin zinxhirët?

Se vetëm ai që djeg të vjetrën me flakë,

Mund të rilindë si dielli mbi natë.

Ndaj mos prit shërim nga ata që  helmojnë,

Mos kërko dritë te zemrat që ftohin.

Ti bëhu furtuna, ti bëhu thikë,

Se bota ndryshon veç kur shpirtrat të sjellin dritë.

AUTORE: FATBARDHA BUDINI.

ALBANIA.


***********************


***********************

إعلان في أسفل التدوينة

اتصل بنا

نموذج الاتصال

الاسم

بريد إلكتروني *

رسالة *