Fatbardha Berisha Budini
TITULLI! PRANVERË E SHPIRTIT TË LIRË.
Mbi çatitë e lagura bie një rreze,
Si puthje e artë mbi gurin e
ftohur.
Dhe
dimri i egër, si hije e zezë,
Tërhiqet ngadalë, i mundur, i
lodhur.
Flladi i ngrohtë përkëdhel
mbi degë.
Dhe pema zgjohet nga ëndrra e
shkretë,
Lulëkuqet çelin mbi fushat me
brengë.
Si plagë që shndritin me
ngjyrë të shenjtë.
Qielli përmbyset në lumenj i
qetë.
E brenda tij digjen ylbere
flakë,
Të gjitha ngjyrat, si
shpirtra poetësh.
Këndojnë një këngë me mall e
me ankth.
Ah,
pranverë! Je pikturë e gjallë,
Me dorën
e Zotit vizatuar mbi tokë.
Je
fustan i blertë mbi fushat pa dritë,
Je
shpresë që vdes... dhe lind përsëri!
AUTORE: FATBARDHA BUDINI.
***********************
***********************
اكتب تعليقاً