Fatbardha Berisha Budini
TITULLI:AI DHE AJO.
Ai i shkroi një letër, por s’e dërgoi,
duke palosur letrën filloi të
dyshoj.
A do ta lexonte? A do ta kuptonte?
Apo diku do ta vendoste dhe do ta harronte?
Ajo e priti, por pa e pritur,
sepse pritja s’ka emër kur zgjatë shumë bëhet e mërzitur.
Sytë i rrinin të gozhduar mbi dritare,
por rruga ishte bosh dhe dukej shkretëtirë fare.
Ata u panë në një natë të vonë,
nën një dritë që vinte nga një shtyllë elektrike me neon.
Fjalët iu ngatërruan si fijet e erës,
në një qytet ku askush s’shihte asgjë përveç ëndrrës.
"A më do?"—pyeti ajo, me një zë
që s’dridhej.
Ai heshti. A mund të thuhej me fjalë?
Dashuria e tij ishte thjeshtë një faj,
një barrë që e mbante si rrobë të rëndë.
Në një botë ku ndjenja është dënim,
ku të duash është të humbësh të mos kesh arsyetim.
Ata qëndruan aty, pa lëvizur,
si dy të arratisur që s’dinë ku do të ishin fshehur.
Dhe kur hapat e tyre u zhdukën dhe rrugën mjegulloi.
Qyteti vazhdoi të heshtte njësoj.
Veç një letër, mbeti ende e pashkruar,
një fjali e vetme dridhej: "Të dua."nga të dy mbeti pa
u treguar.
AUTORE: FATBARDHA BUDINI.