جاري تحميل ... ألف ياء

إعلان الرئيسية

إعلان

عاجل

إعلان في أعلي التدوينة

 

Fatbardha Berisha Budini

TITULLI: PABESIA.

Fatbardha Berisha Budini

Porsi hije pa besia,

mbi njeriun shpesh ajo po  kalon.

me buzëqeshje të shtirura  është veshur tradhëtia,

zemrën pa mëshirë ,njeriut të drejtë po ia shkatërron..

Me shumë përbindsha e kuçedra,

po mbushet bota anembanë.

I sheh si dele, të dalin ulkonja,

pa mëshirë të hanë të gjallë si kanibal.

I pafajshmi mbetet, në mes te fajit,

në zemër e në shpirt i dërmuar.

Nëpër botën mbushur plotë kurthe.

në çdo hap rrugën gjëmbat ia kanë mbuluar.

Dhe kërkon diku të mbahet

shpirt nga trup mos te ndahet,

ndihet i vetëm, i dërmuar,

në mes shumë maskash rrethuar.

AUTORE: FATBARDHA BUDINI.

ALBANIA.


***********************


***********************

إعلان في أسفل التدوينة

اتصل بنا

نموذج الاتصال

الاسم

بريد إلكتروني *

رسالة *