Fatbardha Berisha Budini
TITULLI: JET' E VESHTIR'.
Fatbardha Berisha Budini
Në ket' bot' me hije e drit',
Jetojm' nji jet' shpesh pa e
prit.
Me halle qe s’kan' fund e
skaj,
Çdo dit'
nji mal per t’çu n’shpat.
Na i
zgat durt dhembja pa fjal',
Na lodh
varfnia n’çdo cep te rruges.
Por ala shpresojm', syçil, pa
gjum',
Se pas
stuhis', dielli s’rri gjat' fshehun.
Toka
jon' me dhembje asht' njom',
Njerzit
ecin me shpirtin n'kom'.
Por ka
nji zjerrm qe s’shuhet kurr',
Nji forc' qe lind nen shtypje
e mur.
Jeten e
vshtir', ne e kem' mesu,
Me plag' qe s'duken, por
dhembin shum'.
E prap', çuditnisht,
s'dorzohemi dot,
Se jemi
prej guri, me zemer qe mot.
AUTORE: FATBARDHA BUDINI.
ALBANIA
***********************
***********************
