Të panë të rrëzuar, të qeshën
me ethe,
Të shuan me fjalë, me gurë e
me nënqeshje.
Por s’dinë se dhimbja kur rri
thellë n’palcë,
Kthehet në forcë, bëhet zjarr
që s’ndal.
Tani je
në pragun ku ëndrra merr frymë,
Me duart
e djegura, por zemrën me dritë.
Nuk prite fundin, po vetë e
ndërtove,
Me hapat që dhimbja në hekur
i shkrove.
Kape atë dritë, bëje tënden
me flakë,
Se ky nuk është fundi, por
nisja e parë.
Hakmarrje s’është, veç
drejtësi e pastër,
Një shpirt që s’thyhet, një
zjarr që s’ndalet!
AUTORE: FATBARDHA BUDINI.
ALBANIA
***********************
***********************
اكتب تعليقاً