جاري تحميل ... ألف ياء

إعلان الرئيسية

إعلان

عاجل

إعلان في أعلي التدوينة

 

Fatbardha Berisha Budini

TITULLI: PRANVERA.


Fatbardha Berisha Budini

TITULLI: PRANVERA.

Pranvera vjen me dritë në sy,

si shpresë e re në agim të ri.

Djeg retë e ftohta, shkrin çdo akull,

mbjell dritë në zemrat pa fat.

Rrugët buçasin me zëra plot gaz,

fëmijë vrapojnë si era në fushë.

Dielli përqafon çdo fytyrë të lodhur,

dhe jeta sërish merr dritë në shpirt.

Ah, pranverë, ti shëron plagë,

zgjon shpirtin nga netët e gjata.

Edhe ai që humbi çdo ëndërr e shpresë,

të sheh e buzëqesh, pa ndjerë peshë.

Sepse pranvera s’është vetëm stinë,

është shkundje e shpirtit nga terri i zi.

Një zë që thërret: “Ngritu, jeto!”

Se bota të pret, me dritë dhe pasion.

AUTORE FATBARDHA BUDINI!

ALBANIA.


***********************


***********************

إعلان في أسفل التدوينة

اتصل بنا

نموذج الاتصال

الاسم

بريد إلكتروني *

رسالة *