Fatbardha Berisha Budini
TITULLI: MASKAT.
Në kët botë ku krejt veshin maska.
Ku rrallëkush asht ai që duket.
Fuqia e vërtetë asht me dasht veten.
Të jetosh pa frikë dhe aspak të strukesh.
Si lule n'shkamb t'thatë që çel dhe bahet kunor.
Me rrënjë që s'lodhen, gjith tuj ngjit.
Kur t'jesh ti vet, shndrit ma fort.
Se krejt maskat që shoqnia i ka vesh me dritë.
Mos u tut me kenë kush je.
As mos u vesh veç për me u pëlqy.
Se kush s'don maska, ndryshe sheh.
Veç shpirtin tand, t'pastër, t'dlirë, në sy.
Se ma e madhe asht liria.
Kur maskat rrëzohen e ti shfaqesh plot.
Në vetvete gjendet fuqia.
Me kanë ai që je, pa asnjë lot.
AUTORE: FATBARDHA BUDINI.
***********************
***********************