جاري تحميل ... ألف ياء

إعلان الرئيسية

إعلان

عاجل

إعلان في أعلي التدوينة

جديد علَّم نفسك

 

Fatbardha Berisha Budini

TITULLI: DUAM QETËSI.

O njerëz të pashpirt i hidhni raketa, bombat, armët në oqean.

Jo mbi shtëpi, fëmijë të pafajshëm burra e gra.

I varrosni ato brenda e thellë nën

 ujë.

I lini të ndryshken mos të gjenden kurrë.

Oqeani blu i gjerë dhe tepër

i thellë.

Është mjaft i madh, për të mbajtur mëkatet, që njerëzit bëjnë.

Zoti nuk i ka dhënë raketa, bomba e armë shtëpive të njerëzve.

Ai u dha vende për të jetuar dhe natyrën të qetë e me buzëqeshje.

Zoti u ka falur njerëzve tru, zemër dhe mirësi.

Le t'i përdorim ato dhe të krijojmë një botë të bukur e në qetësi.

O njerëz hidheni zemërimin, përbuzjen, urrejtjen në oqeanin blu e të thellë.

Ndaloni luftrat se Zoti na dha vetëm një jetë.

Le të lexojmë shkencën, astronominë, fizikën me përqëndrim.

Universi ynë është krijuar vetëm, për më gjatin udhëtim.

Mos të  shkatërrojmë krijesat dhe natyrën, që Zoti ka krijuar.

Të jetojmë të lumtur me njëri-tjetrin Zotin duke e falenderuar.

AUTORE: FATBARDHA BUDINI.

ALBANIA.




***********************


***********************

إعلان في أسفل التدوينة

اتصل بنا

نموذج الاتصال

الاسم

بريد إلكتروني *

رسالة *