Fatbardha Berisha Budini
TITULLI: DO NGRIHEM.
Pas çdo sfide e vështirësie, që më ka rezervuar jeta.
Do të ngrihem në këmbë dhe do kem besim tek vetja.
Do ngrihem në këmbë edhe nëse muret janë të larta.
Dhe mbi errësirën e madhe, që na ka sjell nata.
Do ngrihem ashtu si Dielli, që
nuk vdes kurrë.
Dhe mbi retë e zeza, që mbulojnë
qiellin blu.
Do ngrihem si baticat janë poshtë tek çdo oqean.
Dhe ngrihen si
zbaticat pa ndryshim shumë lart.
Do ngrihem në këmbë ashtu sikur nga pemët sythat
çelin.
Dhe si lulet e mrekullueshme,që rriten prej rrezeve
të ngrohta të Diellit.
Do ngrihem në këmbë sa herë, që do të rrëzohem.
Do vazhdoj të ec përpara dhe kurrë nuk do të
dorëzohem.
AUTORE: FATBARDHA BUDINI.
***********************
***********************