Fatbardha Berisha Budini
SPROVAT E PASURISË
TITULLI: SPROVAT E PASURISË.
Një shpirt i pasur është i
veshur prej mirësisë.
Një shpirt i varfër nuk ia di
vlerën pasurisë.
Shpirti i pasur nuk dëmtohet
nga varfëria.
Shpirti i varfër dëmtohet nga
pasuria.
Një i pasur
nëse ka shpirt të varfër nuk i ka dobi pasuria.
Një i varfër me shpirt të
pasur nuk është i dëmshëm kur e kaplon varfëria.
Nëse kemi një shpirt të pasur
i durojmë sprovat do kemi nga Zoti mirësi.
Nëse do kemi një shpirt të
varfër, Zoti do na largoj nga çdo pasuri.
Nëse kemi një shpirt të pasur
do gëzojmë respekt dhe mirësi.
Nëse kemi shpirt të varfër do
të respektohemi vetëm nga interesi.
Një i varfër e ka të vështirë
ti plotësoj nevojat e tij.
Një i pasur e ka të vështirë
të jetoj pa pasurinë e tij.
Sprovat Zoti i ndau për çdo
njeri.
Në të varfër me shpirt të
pasur dhe me mirësi.
Dhe në pasur me shpirt të
varfër dhe me mendjemadhësi.
Nëse keni pasuri duhet të
keni dhe një shpirt të pasur.
Asgjë nuk të kushton të
ndihmosh njerëzit e varfër.
Autore: Fatbardha Budini.