Fatbardha Berisha Budini
TITULLI: MARGARITA IKONA JONË.
Në një cep të skenës, me sytë
plotë dritë,
Margarita priste rolin — jo
për famë, por për jetë të mirë.
Çdo fjalë që thoshte, merrte
peshë e ritëm,
Si të lexonte botën, pa
fjalor, pa lehtësim.
E qeshur, krenare,
Një grua si toka — e fortë,
por e dlirë,
Në çdo figurë, ajo vishte
vërtetësinë,
Si një aktore që luante me
zemër, jo me lirinë.
Në dramë e në film, kishte
një zë që kumbonte,
Me sytë e saj që s’njohën
rreth, veç thellësi.
E donte skenën si nënë që të
lëkundte,
Në djepin e artit, flinte pa
marrë frymë njeri.
U rrit me Teatrin, si fëmijë
që rritet nën hije,
Mes varfërisë së fjalës dhe
pasurisë së shpirtit.
Ajo s’e zgjodhi artin - arti
i zgjodhi asaj strehë,
Dhe çdo rol i saj në errësirë
ishte një shpresë.
Tani është larg, por do të
jetë në zemrat tona për jetë.
Është pranë çdo aktoreje që
flet me ndjenjë.
Në zërin e një studenti që
mban mend rolin e parë,
Në lotin e publikut çdo herë
do të kujtohet Margarita ikona jonë në skenë.
AUTORE: FATBARDHA BUDINI.
ALBANIA.