جاري تحميل ... ألف ياء

إعلان الرئيسية

إعلان

عاجل

إعلان في أعلي التدوينة

 

Fatbardha Berisha Budini

TITULLI: ZËRI I GRUAS.

Një botë pa gruan? E ftohtë, e shkretë,

Pa ngjyrat e shpirtit, pa ëndrra në jetë.

Ajo është zëri që ngre dhe shpreson,

Është dora që shëron, që larton, që sfidon.

Me zemër të madhe si deti pa fund,

Me forcën që lindet mes dhimbjes në gjumë.

Ajo s’ka frikë nga nata, nga stuhia,

Sepse në shpirtin e saj ndizet liria.

Një nënë, një mike, një motër, një flakë,

Një grua që bota s’e vë dot në hak.

Me ëndrrat e saj dhe shpirtin e gurtë,

Ajo ndërton edhe kur bota mundohet ta mund.

Për ty, o grua, sot vargjet i thurr,

Je dielli që ngroh çdo zemër pa mur.

Je forca që ecën mes viteve gri,

Urime për ty, sot e në përjetësi.

AUTORE:FATBARDHA BUDINI.

ALBANIA


***********************


***********************

إعلان في أسفل التدوينة

اتصل بنا

نموذج الاتصال

الاسم

بريد إلكتروني *

رسالة *