جاري تحميل ... ألف ياء

إعلان الرئيسية

إعلان

عاجل

إعلان في أعلي التدوينة

Fatbardha Berisha Budini

GËZUAR FITËR BAJRAMIN.

TITULL: BAJRAMI VJEN ME DRITË.



Në agimin e artë kur dielli shndrit,

Bajrami vjen i veshur plotë dritë.

Zemrat gëzojnë, shpirti  pastrohet,

Me paqe e mirësi gjithçka mbulohet.

Jehon ezani me tinguj të fortë.

Besimtarët falen, me zemër të qetë,

Lutje ngrihen në qiell e lartë,

Për paqe, begati dhe jetë të artë.

Tryezat shtrihen me ëmbëlsi,

Fëmijë e pleq në dashuri,

Hurmat e mjaltit shijen e ndajnë,

Me zemër të bardhë dorën shtrëngojnë.

Mëshirë për skamnor, dorë për jetim,

Bajrami është dritë, është dhe bekim,

Le të mbushet bota me mirësi,

Me lumturi dhe me dashuri!

AUTORE:FATBARDHA BUDINI.

ALBANIA.



***********************


***********************

إعلان في أسفل التدوينة

اتصل بنا

نموذج الاتصال

الاسم

بريد إلكتروني *

رسالة *