Fatbardha Berisha Budini
TITULLI: HESHTJA.
Heshtja ka pushtuar çdo rrugë në këtë qytet.
Dhe pallatet e larta
gjithashtu.
Heshtje ka nëpër pemë dhe në
folet.
E zogjtë flenë tashmë diku.
Heshtja i ka mbërthyer dhe
njerëzit në këto anë.
Shumë dyer mbyllen që në muzg.
Nuk ka kalimtarë në trotuare
e në rrugë.
Stacionet kanë mbetur bosh
çdo kund.
Në këtë heshtje çdo gjë
rrotullohet.
Mbi sipërfaqen e tokës çdo
pikë shiu shumohet.
Kjo heshtje shumë njerëz i vë
në gjumë.
Sepse ky dimër i ftohtë mbi
trup depërton shumë.
Tek-tuk sheh drita që rrinë
ndezur.
Mesnata i pret në dhomën e
tyre të heshtur.
Disa shpirtra kanë dhembje e
mall ndjejnë.
S'kanë gjumë në sy, tek yjet
qetësinë e gjejnë.
AUTORE: FATBARDHA BUDINI.
ALBANIA.
***********************
***********************