جاري تحميل ... ألف ياء

إعلان الرئيسية

إعلان

عاجل

إعلان في أعلي التدوينة

جديد علَّم نفسك

 

Fatbardha Berisha Budini

 

TITULLI: LOTI I JETIMIT.

Fatbardha Berisha Budini

Loti pikon mbi faqet e këtij jetimi.

Është ai lot që dikur rridhte nga gëzimi.

Sot ai ka mbetur tepër i vetmuar.

Errësira e vdekjes të gjithin e ka mbuluar.

Çdo ditë e natë po vdes nga pak.

Dhimbjen e ka afër se prindrit nuk i ka pranë.

Heshtja natën shpirtin po ia frikson.

Mungesa e tyre zemrën po ia ligështon.

Një mjegull e zezë ka rënë në shpirtin e këtij  jetimi.

Vallë a do ketë në jetën e tij më lot gëzimi?

Aty në një pemë do të gdhendi dy emra.

Prindërit e tij do ti mbaj gjithmonë tek zemra.

Ata të dy i deshi aq shumë.

Prandaj dhe loti i tij po rrjedh si lum.

Ende nuk ka rënë nē tokë ky lot i vetmisë. Edhe toka po qan, edhe qielli po çahet prej zisë.

Do vij koha kur do të plaket e do të tretet.

Në zemrën e jetimit prindērit gjithmonë do të mbeten.

AUTORI: FATBARDHA BUDINI.

ALBANIA.


***********************


***********************

إعلان في أسفل التدوينة

اتصل بنا

نموذج الاتصال

الاسم

بريد إلكتروني *

رسالة *