Fatbardha Berisha Budini
TITULLI:LOTI I JETIMIT
Loti pikon,rrokulliset mbi
faqet e jetimit.
Dikur këta lot rridhnin veç
prej
gëzimit.
Tani ai ka mbetur në trishtim
dhe tepër i vetmuar.
Errësira e vdekjes shpirtin e
tij ka mbuluar.
Çdo ditë e natë ky djal i vogël po vdes nga pak.
Dhimbjen e ka afër sepse
familjen e tij nuk e ka.
Nata e heshtur shpirtin shumë
po ia frikëson.
Dhembja zemrën pak nga pak po
ia copton.
Një mjegull e zezë ka rënë në
shpirtin e tij.
Sepse
kjo luftë e mallkuar e la pa familje,e la në vetmi.
Loti
pikon ngadalë mbi faqet e jetimit.
Shpirti i është mbushur prej
mallit e dëshpërimit.
Ende nuk ka rënë në tokë ky
lot i artë i vetmisë.
Edhe toka do të qaj edhe
qielli do të mbaj zi.
Kur ta
kuptojnë armiqtë se jeta e tyre ka
përfunduar.
Imazhet
e të vrarëve në shpirt ka për t'iu rënduar.
AUTORE: FATBARDHA BUDINI.