Fatbardha Berisha Budini
TITULLI: KRENARIA E DJALIT.
Djali e mbajti pranë tij,por kurrë nuk mundi fjalët t'ia thoshte.
Vajzës që të bënte me të, të qëndronte.
Zemra e tij ishte e mbushur me plotë
dyshime.
Kishte frikë të dashuronte,kishte frikë
mos gabonte.
Djali pa dashuri në sytë e vajzës, që e
shihnin me shumë ëmbëlsi.
Por ai u largua me një psherëtim të
shqetësuar dhe e la në vetmi.
Për një çast, ai mendoi se ishte thjeshtë
një ndjenjë kalimtare.
Me kalimin e viteve mendonte se do ta
harronte fare.
Djali përshpëriti gënjeshtrën e tij të
fundit."Unë nuk të dua" e tha pa u menduar.
E pa vajzën
duke qarë dhe vendosi,për t'u larguar.
Tani ai endet rrugëve i përhumbur dhe në
vetmi.
I penduar se nuk do mundet ta kthej
përsëri atë dashuri.
Djali sheh buzëqeshjen e saj në Diellin e
mëngjesit.
Dhe zemra i dhemb se nuk mund të kthehet
përsëri.
Ai dëshiron të kthehet në atë kohë,e në
ato vite, me mall e nostalgji.
Të kapi dorën e saj dhe ta mbaj gjer në
përjetësi.
Krenari dhe frika tek djali shumë kanë
ndikuar.
Ai ecën ditë e natë i menduar dhe tepër i
trishtuar.
Në orët e heshtura të natës,djali vajzën
ëndërronte.
Kur zgjohej lotët e tij në sy nuk mundi
dot t'i pushonte.
Ky ishte çmimi,që pagoi për mosbesimin e
tij.
Çoji në dashuri të braktisur dhe zemrën
të mbytur prej pikëllimit.
Djali u largua nga dashuria e tij
përgjithnji.
Ai ecën në errësirë i trishtuar dhe në
vetmi.
Djali nuk e shprehu kurrë atë dashuri.
Ai kishte frikë sepse i mungonte guximi.
AUTORE: FATBARDHA BUDINI.
ALBANIA