Fatbardha Berisha Budini
TITULLI: NË KËTË MËNGJES.
Në këtë mëngjes qielli u bë i
gjithi në kaltërsi.
Dielli lindi dhe lëshoi
rrezet e arta të tij.
Tek ecja në rrugë rrezet e
Diellit mbi fytyrën time depërtuan.
Ngrohtësi mbi këtë Tokë ato
sot ofruan.
Sot është një ditë e bukur
Janari.
Është larguar paksa i ftohti
dhe acari.
Mbi qiellin e kaltër zogjtë
të lumtur cicërojnë.
Me zërin e tyre melodioz
duket sikur pranverën po na dhurojnë.
Lulet kanë çelur nëpër
kopështin e shtëpisë time.
Kjo ditë mu duk vërtetë si
një ditë pranvere që të sjell qetësi dhe gëzime.
Mrekullia zbriti sot në
qytetin tim të bukur.
Pranvera
dukej sikur ka ardhur si një flutur.
Ashtu si
kjo ditë e bukur e kësaj stine dimri.
Ashtu
edhe në zemrat e njerëzve mbizotëroftë qetësia dhe gëzimi.
Autore: Fatbardha Budini.